← Back to Event Gallery / Kthehu te Galeria e Ngjarjeve
Event / Ngjarje
Meeting with Council Member Phil Wong / Takim me këshilltarin Phil Wong
English
Meeting with Council Member Phil Wong
Friday, May 22, 2026
Today we had the pleasure of meeting with Council Member Phil Wong and his office to discuss Besi Association, our community work, cultural initiatives, youth engagement, and Shkolla “Fol Shqip,” our Albanian language and cultural education program serving Albanian-American families throughout Queens and New York City.
The meeting provided a meaningful opportunity to highlight the impact of our programs and discuss ways to continue supporting immigrant families through cultural preservation, education, and community involvement. We also spoke about the importance of creating opportunities for young people to stay connected to their heritage while actively contributing to the broader New York City community.
We appreciated the warm welcome and the positive conversation about supporting community organizations, preserving language and culture, and continuing to strengthen relationships between the diverse immigrant communities that make New York City so special.
Thank you to Council Member Phil Wong, Constituent Services Liaison Muhamet Hoxha, and the District 30 office for their time, support, and continued engagement with the community. We look forward to continuing to build a positive relationship and work together in support of our community here in Queens.
🇺🇸🇦🇱
Shqip
Takim me këshilltarin Phil Wong
E premte, 22 maj 2026
Sot patëm kënaqësinë të takoheshim me këshilltarin Phil Wong dhe zyrën e tij për të diskutuar për Shoqatën Besi, punën tonë në komunitet, nismat kulturore, angazhimin e të rinjve dhe Shkollën “Fol Shqip,” programin tonë të gjuhës dhe kulturës shqiptare që u shërben familjeve shqiptaro-amerikane në Queens dhe në New York City.
Takimi ishte një mundësi e vlefshme për të treguar ndikimin e programeve tona dhe për të biseduar se si mund të vazhdojmë të mbështesim familjet e emigrantëve përmes ruajtjes së kulturës, arsimit dhe pjesëmarrjes në komunitet. Folëm gjithashtu për rëndësinë e krijimit të mundësive që të rinjtë të qëndrojnë të lidhur me trashëgiminë e tyre, duke kontribuar në të njëjtën kohë në komunitetin e gjerë të New York City.
E vlerësuam pritjen e ngrohtë dhe bisedën e përzemërt për mbështetjen e organizatave komunitare, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës, dhe forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve të ndryshme të emigrantëve që e bëjnë New York-un kaq të veçantë.
Faleminderit këshilltarit Phil Wong, lidhësit të shërbimeve për qytetarët Muhamet Hoxha, dhe zyrës së Distriktit 30 për kohën, mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm me komunitetin. Shpresojmë të vazhdojmë të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë dhe të punojmë së bashku në mbështetje të komunitetit tonë këtu në Queens.

