← Back to Event Gallery / Kthehu te Galeria e Ngjarjeve
Event / Ngjarje
Shkolla Fol Shqip Spring Semester Closing / Mbyllja e semestrit të pranverës së Shkollës Fol Shqip
English
Shkolla Fol Shqip Spring Semester Closing
Sunday, May 17, 2026
As we close another beautiful semester at Shkolla “Fol Shqip,” our hearts are full of pride watching our children shine with confidence, talent, and love for our culture. Seeing them speak Albanian, dance, perform, and celebrate our traditions reminds us why this school was created — to keep our language, customs, and values alive for the generations to come.
A heartfelt thank you to our wonderful students for their effort, dedication, and work throughout the year. You made us proud every day.
To our parents, we thank you for your trust, your support, and for always standing with us on this journey. Your commitment means a great deal to us and to our community.
To the teachers, board members, and volunteers — thank you for the countless hours, the patience, the care, and the love you give this school. Without you, none of this would have been possible.
A special thank you to DYCD, and to former Council Member Bob Holden, for their continued support of our mission and of our program, which allows us to continue this important journey for our children and our community.
With pride and dedication, we will keep working for our Albanian language, culture, and traditions, for the generations to come.
Shqip
Mbyllja e semestrit të pranverës së Shkollës Fol Shqip
E diel, 17 maj 2026
Teksa po e mbyllim edhe nji semestër të bukur në Shkollën “Fol Shqip”, zemrat na mbushen me krenari tue i pa fëmijtë tanë tue shkëlqy me vetbesim, talent edhe dashni për kulturën tonë. Me i pa tue fol shqip, tue vallzu, performu edhe festu traditat tona, na kujton pse kjo shkollë u kriju — me e majt gjallë gjuhën, zakonet edhe vlerat tona për brezat që vijnë.
Nji falënderim prej zemre për nxanësit tanë të mrekullueshëm për mundin, përkushtimin edhe punën gjatë gjithë vitit. Na bani krenarë çdo ditë.
Prindve tanë ju faleminderojmë për besimin, përkrahjen edhe për faktin që jeni gjithmonë pranë nesh në këtë rrugëtim. Përkushtimi juej ka shumë randësi për neve dhe për komunitetin tonë.
Mësueseve, anëtarëve të bordit edhe vullnetarëve — ju faleminderojmë për orët e panumërta, durimin, kujdesin edhe dashninë që i jepni kësaj shkolle. Pa ju, krejt kjo nuk kishte qenë e mundun.
Nji falënderim i veçantë për DYCD, si edhe për dhe ish-këshilltarin bobholdennyc për përkrahjen e vazhdueshme ndaj misionit tonë dhe për mbështetjen ndaj programit tonë, që na lejon me vazhdu këtë rrugëtim të randësishëm për fëmijtë dhe komunitetin tonë.
Me krenari dhe përkushtim, do vazhdojmë me punu për gjuhën, kulturën edhe traditat tona shqiptare, për brezat që vijnë. ❤️




















