← Back to Event Gallery / Kthehu te Galeria e Ngjarjeve
Event / Ngjarje
Fol Shqip Performance at City Hall for Albanian Independence / Performanca e Fol Shqip në City Hall për Pavarësinë e Shqipërisë
English
Fol Shqip Performance at City Hall for Albanian Independence
Tuesday, November 26, 2024
An Evening of Albanian Pride and Tradition
Last night, the dancers of Shkolla “Fol Shqip” performed with passion and talent at a special ceremony at City Hall, on the occasion of the 112th anniversary of Albania’s Independence. Dressed in our traditional costumes and dancing to Albanian folk music, they shared the beauty of our culture and traditions before a distinguished audience that included officials from New York and from Albania.
We thank Vice President Nexhad Xhaferaj and the head of the Shoqata Besi committee, Medina Xhaferaj, for coordinating and organizing our participation and that of our children in this important event. A special thank you as well to the entire Shoqata Besi team for their continued support.
It was a night that reflected pride in our roots and a commitment to preserving our national heritage. Thank you to everyone who supports us on this journey to celebrate and share Albanian culture with the world.
Happy November holidays!
Shqip
Performanca e Fol Shqip në City Hall për Pavarësinë e Shqipërisë
E martë, 26 nëntor 2024
🇦🇱 Një Mbrëmje Krenarie dhe Tradite Shqiptare!
Mbrëmë, valltarët tanë të shkollës “Fol Shqip” performuan me pasion dhe talent në një ceremoni të veçantë në City Hall, me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të veshur me kostumet tona tradicionale dhe duke kërcyer nën tingujt e muzikës popullore shqiptare, ata përcollën bukurinë e kulturës dhe traditave tona para një audience të respektuar, që përfshinte zyrtarë të New York-ut dhe të Shqipërisë.
Falenderojmë nënkryetarin Nexhad Xhaferaj dhe drejtuesen e komitetit të Shoqatës Besi, Medina Xhaferaj, për koordinimin dhe organizimin e pjesëmarrjes sonë dhe të fëmijëve tanë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Gjithashtu, një falenderim i veçantë për gjithë ekipin e Shoqatës Besi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ishte një natë që reflektoi krenarinë për rrënjët tona dhe përkushtimin për ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare. Faleminderit të gjithëve që na mbështesin në këtë rrugëtim për të festuar dhe ndarë kulturën shqiptare me botën.
🇦🇱 Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱














