← Back to Event Gallery / Kthehu te Galeria e Ngjarjeve

Event / Ngjarje

Festa e Flamurit 2024: Albanian Flag Day Celebration / Festa e Flamurit 2024

English

Festa e Flamurit 2024: Albanian Flag Day Celebration

Saturday, November 23, 2024

An Evening of Pride and Tradition

On November 23, around 600 guests came together to celebrate the 112th anniversary of Albania’s Independence, in an evening filled with tradition, culture, and national pride. This special event, organized by Shoqata Besi, Shoqata Kraja, and Shoqata Muriqi, showed our dedication to preserving our values and passing them on to younger generations.

A special thank you to our school “Fol Shqip” and to Shoqata Kraja’s school “Mëso Shqip,” which, together with their dance groups, “Grupi Fol Shqip” and “Grupi Barbana,” created an extraordinary atmosphere and delighted us with their performances. They reminded us of the importance of our cultural heritage and the traditions that bind us as a community and as a nation.

Many thanks to the Fol Shqip teachers, Nevila Kraja and Fatbardha Dibra, who prepared the children with great dedication. A big thank you as well to the Fol Shqip dance teachers, Miranda Murataj, Amella Xhaferaj, and Aylla Hoxha, for their leadership and commitment. We also thank the staff of Mëso Shqip and everyone who helped prepare Grupi Barbana, for a wonderful performance that reflected the beauty of our culture and traditions.

This night would not have been possible without the help of the members of our associations, the sponsors, the dedicated committee, the students’ parents, our wider community, and all the guests. Thank you for always being there to support and strengthen our community.

November 23 was a special evening in which we celebrated the red-and-black flag, honored our beloved traditions, and remembered how important it is to preserve our culture. Let us continue to keep them alive and pass them on with pride.

Shqip

Festa e Flamurit 2024

E shtunë, 23 nëntor 2024

🇦🇱 Një Mbrëmje Krenarie dhe Tradite! 🇦🇱
Më 23 nëntor, rreth 600 pjesëmarrës u bashkuan për të festuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në një mbrëmje të mbushur me traditë, kulturë dhe krenari kombëtare. Kjo ngjarje e veçantë, organizuar nga Shoqata Besi, Shoqata Kraja dhe Shoqata Muriqi, tregoi përkushtimin tonë për të ruajtur dhe përcjellë vlerat tona brezave të rinj.
Një falënderim i veçantë për shkollën tonë “Fol Shqip” dhe shkollën e Shoqatës Krajës “Mëso Shqip,” të cilat, së bashku me grupet e tyre të vallëzimit, “Grupi Fol Shqip” dhe “Grupi Barbana,” krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme duke na mahnitur me performancat e tyre. Ata na rikujtuan rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe traditave që na lidhin si komunitet dhe komb.
Shumë falënderime për mësueset e Fol Shqip, Nevila Kraja dhe Fatbardha Dibra, të cilat përgatitën fëmijët me shumë përkushtim. Një falënderim i madh gjithashtu për mësueset e vallëzimit të Grupit Fol Shqip, Miranda Murataj, Amella Xhaferaj, dhe Aylla Hoxha, për drejtimin dhe përkushtimin e tyre. Po ashtu, falënderojmë stafin e Mëso Shqip dhe të gjithë ata që ndihmuan në përgatitjen e Grupit Barbana, për një performancë të mrekullueshme që pasqyroi bukurinë e kulturës dhe traditave tona.
Kjo natë nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e anëtarëve të shoqatave tona, sponsoravë, komitetit të përkushtuar, prindërve të nxënësve, gjithë rajonit tonë dhe të gjithë pjesëmarrësve. Faleminderit që gjithmonë jeni aty për të mbështetur dhe për të forcuar komunitetin tonë.
🇦🇱 23 Nëntori ishte një mbrëmje e veçantë ku festuam flamurin kuq e zi, nderuam traditat tona të dashura dhe kujtuam rëndësinë e ruajtjes së kulturës sonë. Le të vazhdojmë t’i mbajmë gjallë dhe t’i përcjellim ato me krenari! 🇦🇱

Instagram / Instagram

Post 1 / Postimi 1

Post 2 / Postimi 2

Share / Shpërndaje

Scroll to Top