December 2, 2023 – Festa e Flamurit “28 Nëntori” Celebration
Më 2 dhjetor 2023, Shoqata Besi organizoi festën e “28 Nëntorit”, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Fëmijët tanë u paraqitën me veshje tradicionale, valle e recitime, ndërsa familjet dhe komuniteti ynë u bashkuan për të nderuar një nga ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar.
Atmosfera festive, flamujt kuq e zi, dekorimet dhe emocionet e fëmijëve e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme për të gjithë.































































































































































































































































